Si funksionon

Si funksionon

Si funksionon

Si funksionon

Amabasadat e SHBA shesin artikuj të tepërt nëpërmjet Ankandit Elektronik të bazuar në rrjetin e internetit. Çdo ankand do të aktivizohet për një periudhë kohore me afate të përcaktuara qartë. Ky informacion është i disponueshëm në panelin e informacionit të aplikacionit ne internet. Zakonisht do të jetë aktiv për një periudhë nje javore. Përgjatë kësaj periudhe ju mund të merrni pjesë aktive dhe të ofroni ofertat tuaja për artikujt e tepërt.

Numri maksimal i ofertave për një artikull përcaktohet në cdo artikull për shitje. Dhënia e ofertave më të larta  është e mundur vetëm në monedhën vëndase. Gjatë ankandit duhet të monitoroni ofertat tuaja në mënyrë që të keni mundësinë të reagoni në bazë të çmimeve të ofertave në vazhdimësi. 

Për fituesit do të  ketë një email që do të ketë në përbërje një lidhje (link) me aplikacionin e ankandit ku ju mund të rishihni artikujt tuaj, pasi të keni hyrë në menyrë të sigurt në aplikacion.

Të gjithë artikujt do të shiten në gjëndjen që janë dhe në asnjë rethanë nuk do të ketë një rikthim të artikujve apo një rimbursim të parave.

Vetëm qytetarët residentë në Shqipëri lejohen të marin pjesë në Ankand.

Na kontaktoni ne adresen e email-itTiranaAuction@state.gov.

Si mund të paguani për artikujt tuaj

Pagesa

Pagesa për artikujt tuaj është e mundur vetëm me transfertë bankare të parave në llogarinë bankare të Ambasdës:

  1. Në pikën "Detajet e Transaksionit" vendosni fjalën "Ankand", Numrin tuaj Unik të Identifikimit (NUI) (per shembull, TIA0001-000853) i cili mund të gjendet në seksionin "Informacion për Fituesit"  të ankandit në internet si dhe numrat e grupeve (p.sh. Grupi 1; 4; 10) që ju jeni duke paguar.
  2. Në pikën "Shuma" vendosni shumën totale në monedhën vendase të ofertës apo ofertave tuaja.

Në rast se ju keni dhënë oferta dhe keni fituar më shumë se një artikull/grup ju mund të paguani shumën që detyroheni për të gjithë artikujt në vetem një pagesë, por të gjitha grupet duhet të identifikohen qartë siç përshkruhet në pikën 1 më sipër. Artikujt mund të tërhiqen vetëm pasi pagesa te jetë e suksesshme dhe të jetë pranuar. Marrja e pagesës konsiderohet e plotë vetëm kur paratë arrijnë në llogarinë bankare të Ambasadës së SHBA.

Shënim: Mund të duhet më shumë se një ditë për të transferuar paratë nga banka juaj në bankën e Ambasadës së SHBA. Ju nuk mund të tërhiqni artikujt tuaj në qoftë se pagesa juaj nuk konfirmohet në llogarinë bankare të Ambasadës së SHBA.

Si mund të tërhiqni artikujt tuaj

Tërheqja e artikujve

Për të bërë të mundur tërheqjen e artikujve, ju duhet të paraqisni faturën origjinale të transfertës bankare ku përfshihen të gjitha detajet e kërkuara në paragrafin e mësipërm apo një version të printuar të transfertës bankare në internet. Pagesa e grupeve duhet bërë brenda dy ditë pune. Në se e keni të pamundur për të bërë pagesën brenda periudhës së kërkuar, lutemi kontaktoni menjëherë administratorët e ankandit.

Çdo artikull që nuk tërhiqet gjatë afatit kohor të përcaktuar do të përjashtohet nga ankandi dhë nuk do të ketë më mundësi që të tërhiqen. Në raste apo rrethana të vecanta, ju mund të caktoni një datë dhe kohë tjetër jashtë afatit kohor duke kontaktuar me administratorin e ankandit.

Pas konfirmimit që pagesa për artikujt tuaj është bërë më sukses, punonjësit tanë do të nxjerrin artikujt tuaj në hyrje të magazinës. Nga ky moment ju jeni pronar i mallit. Ju keni përgjejgjësinë e plotë për të gjitha procedurat e mëvonshme si dhe tërheqjen e mallit brënda një kohe të arsyeshme. Në qoftë së artikujt nuk lëvizen brenda kësaj kohe ato mund të konsiderohen të braktisura dhe të asgjësohen.